Reperi i famshëm pas dëmtimit të gjurit: Me fat që jam në këmbë - Gazeta Express
string(62) "reperi-i-famshem-pas-demtimit-te-gjurit-me-fat-qe-jam-ne-kembe"

Reperi i famshëm pas dëmtimit të gjurit: Me fat që jam në këmbë

Rozë

Gazeta Express

22/01/2021 17:23

Reperi me famë botërore, Drake, ka dhënë një lajm për fansat e tij të shumtë.

Kanadezi ka njoftuar shtyrjen e albumit të gjashtë me titull “Certified Lover Boy”. Kjo për shkak të një dëmtimi serioz në gju dhe pas operacionit që ka bërë.

Lexo Edhe:

“Kisha planifikuar të publikoja albumin tim këtë muaj, por midis operacionit dhe rehabilitimit energjia ime i ishte kushtuar shërimit,” shkroi Drake në rrjetet sociale.

Reperi i famshëm jep lajmin e hidhur pas dëmtimit te gjuri: Me fat

“Jam i bekuar që jam përsëri në këmbë duke u ndjerë shkëlqyeshëm dhe i përqendruar në album, por CLB nuk do të lacohet në janar.”, shtoi më tej reperi.

Gjithashtu krijuesi i hitit “The Laugh Now Cry Later” siguroi fansat se projektet e tij të reja do të publikohen së shpejti. “Unë pres që ta ndaj me të gjithë në 2021,” tha ish-i dashuri i këngëtares së famshme, Rihanna.