Reperi i famshëm gjerman kundër Loredanës, i del në ndihmë paditëses Petra Z. - Gazeta Express
string(75) "reperi-i-famshem-gjerman-kunder-loredanes-i-del-ne-ndihme-paditeses-petra-z"

Reperi i famshëm gjerman kundër Loredanës, i del në ndihmë paditëses Petra Z.

Gazeta Express

16/07/2020 12:16

Riaktualizimi i problemit të vitit të kaluar me protagoniste Loredanën ka bërë që edhe emra të tjerë të përfshihen nga hiçi.

Një prej tyre është reperi Bushido.

Lexo Edhe:

Ai në një intervistë për mediat zvicerane ka komentuar problemin mes artistes dhe zonjës Petra e cila në një intervistë së fundmi nënvizoi se nuk ka para as për varrimin e nënës së saj. Bushido është shprehur i gatshëm që të ndihmojë financiarisht.

“Unë kam ndjekur çështjen për një kohë të gjatë. Unë kam qenë i trishtuar që nga fillimi se si shkoi. Si pikë e parë, lexova që nëna e Petra Z vdiq. Nëna e Petra Z vdiq. Tani ajo nuk mund as ta paguajë funeralin. Për mua kjo nuk është e mundur. Kjo më preku shumë. Dua të ndihmoj familjen. Fati e ka goditur mjaft keq. Të gjithë janë të vetëdijshëm për atë që do të thotë. Vetë, më duhej të varrosja dy prindërit e mi” – është shprehur reperi i njohur që mes tjerash ka nisur kampanjë për mbledhje të fondeve.

Kujtojmë se prej dy ditësh, rrjetet sociale, veçanërisht Tëitter dhe Instagram po “vlojnë” nga hashtag-u #boycottLoredana që kërkon të bojkotohet në tërësi veprimtaria e saj muzikore, si shenjë revolte për historinë që e lidhë emrin e artistes me çiftin zviceran që e kanë akuzuar për zhvatje në vlera prej afro 1 milion frangash zvicerane. /Prive