Rënie e temperaturave, borë e shi, moti për këtë fundjavë - Gazeta Express
string(55) "renie-e-temperaturave-bore-e-shi-moti-per-kete-fundjave"

Rënie e temperaturave, borë e shi, moti për këtë fundjavë

Lajme

Gazeta Express

25/11/2022 6:52

Prishtina Weather ka njoftuar se nga nesër, do të ketë rënie të temperaturave dhe mundësi për reshje bore, raporton Express.

Të premten do të ketë më shumë intervale me diell. Nga dita e shtunë sërish vransirat shtohen mbi rajon, derisa të dielen priten edhe të reshura shiu, që me rënie të temperatuës përzien apo edhe shndërrohen në reshje të dobëta bore, të cilat vazhdojnë edhe të hënën herët në mëngjes.

Lexo Edhe:

Moti më i qetë në ditët e ardhshme rikthen koncentrimet e larta të ndotësve ajror pranë sipërfaqes, e në këto kushte edhe indeksi kalon në vlera të dobëta, kryesisht orëve të mbrëmjes, derisa gjatë ditës në disa stacione indeksi edhe mund të mbetet në vlera të mira dhe pranueshme.

24.11 – Reshje kalimtare shiu orëve të mëngjesit. Gjatë ditës vransirat shpërndahen, e do të ketë edhe intervale me diell.  Zonave malore priten edhe reshje bore.

25.11 – Vransira lokale dhe intervale më të gjata me diell.  Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.

26.11 – Mjegull e ngrica në mëngjes.  Ditën kryesisht vranët, por pa të reshura.

27.11 – Kryesisht vranët e me reshje të dobëta shiu, që me rënie të temperaturës shndërrohen edhe në reshje bore.

28.11 – Reshjet e përziera të shiut e borës vazhdojnë të hënën në mëngjes, e gjatë ditës mbetet mot kryesisht i vranët.

Temperaturat minimale zbresin edhe në vlera negative të shtunën në -1C, e ato maksimale fillimisht kapin vlera prej 8C e 9C, ndërsa të dielen zbresin në 3C e 4C.

Era frynë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 3-9m/s.

Shtypja atmosferike shënon rritje të shpejtë lartë mbi vlera normale ditëve vijuese.