Rënia e qeverisë bullgare, lajm i keq për Shqipërinë, në Bruksel nuk do të ketë asnjë proces për negociatat - Gazeta Express
string(105) "renia-e-qeverise-bullgare-lajm-i-keq-per-shqiperine-ne-bruksel-nuk-do-te-kete-asnje-proces-per-negociatat"

Shqiperi

Gazeta Express

22/06/2022 19:03

Rënia e qeverisë bullgare, lajm i keq për Shqipërinë, në Bruksel nuk do të ketë asnjë proces për negociatat

Shqiperi

Gazeta Express

22/06/2022 19:03

Disa orë pasi Bullgaria vendosi heqjen e vetos nga Maqedonia e Veriut, parlamenti i Bullgarisë ka rrëzuar qeverinë e kryeministrit Kiril Petkov.

Kjo ngjarje gjithashtu vjen një ditë para mbajtjes së samitit në Bruksel mes liderve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ku pritej të merrej një vendim për anëtarësimin në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Lexo Edhe:

Ish-ambasadori shqiptar në SHBA dhe njohës mjaft i mirë i diplomacisë dhe politikës së jashtme, Agim Nesho, ka treguar se sa ndikim do të ketë kjo lëvizje politike në Bullgari, në samitin e ditës së nesërme në Bruksel, ai tha se ky është një lajm shumë i keq për vendin tonë.

Ky lajm mund të vërë në dyshim dakordësinë që qeveria dhe opozita kishin rënë dakord që të votonin në parlament ditën e sotme heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut, pasi edhe Borisov në këtë kuadër ka rënë dakord pas presionit Europian, por në këtë moment ka rënë qeveria dhe nuk ka vendimmarrje. Dy janë zgjidhjet ose të krijohet një qeveri nga minoranca, ose të kemi një qeveri kujdestare, por në këtë moment nuk ka vendimmarrje”, deklaroi Nesho për Abcnews.al.

E ndërsa paraditen e sotme kryeministri Edi Rama pasi Bullgaria hoqi veton nga Maqedonia e Veriut konfirmoi pjesëmarrjen e Shqipërisë në Samitin e BE për Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet nesër. Në një postim në “Twitter”, Rama theksoi se do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së, duke shtuar se “Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian”.