Myftiu i Kosovës, Tamim Tërnava, është shprehur i shqetësuar me rënien e natalitetit në Kosovë.
Na adresimin e tij, në ceremoninë e faljes së namazit të Kurban Bajrsmit, ai ka kërkuar reagimin e shtetit në këtë drejtim.
“Në këto kushte, rënia e natalitetit është një alarm kombëtar. Shteti duhet të reagojë me shpejtësi të madhe, të mbështes familjet me politika pro natalitetit siç janë punësimi i të dy prindërve, lehtësimet ekonomike, mbështetësja për nënat shtatzëna, kujdesi për fëmije e tjetër”, ka deklaruar ai, raporton Nacionale.
Kryetari i BIK-ut ka shprehur një kërkesë direkte për Qeverinë e Kosovës.
“Shteti duhet të ketë strategji konkrete për ndihëm ekonomike, arsimore, shëndetësore dhe sociale për këto familje dhe këta fëmijë. Çdo qifti që ka 4 a më shumë fëmijë, i propozoj qeverisë që të ua dhurojë të gjithëve nga një banesë gratisë. Kjo nuk është thjeshtë vetëm nevojë ekonomike për këto familje, por është edhe përgjegjësi morale, fetare dhe kombëtare”, është shprehur Tërnava.
aaaaa