Rënia e faqes së KQZ-së, Krasniqi: Kosova s’ka sistem të mbrojtjes kibernetike - Gazeta Express
string(75) "renia-e-faqes-se-kqz-se-krasniqi-kosova-ska-sistem-te-mbrojtjes-kibernetike"

Lajme

Gazeta Express

19/02/2025 7:23

Rënia e faqes së KQZ-së, Krasniqi: Kosova s’ka sistem të mbrojtjes kibernetike

Lajme

Gazeta Express

19/02/2025 7:23

Eksperti i anti-terrorizmit, Kolë Krasniqi, tha se Kosova nuk e ka një sistem të mbrojtjes kibernetike siç e kanë disa shtete tjera.

Këto momente Krasniqi i ka bërë  duke komentuar pengimin e numërimit të votave në zgjedhjet e 9 shkurtit.”Sulmet kibernetike mund të kryhen nga territori i një shteti neutral, por pas tyre mund të qëndrojnë shërbimet inteligjente të e caktuara, të cilat kanë disponim negativ ndaj Kosovës”, tha Krasniqi, për RTV21.Duke folur për procesin zgjedhor Krasniqi tha se zgjedhja e kandidatëve nga Lista Serbe është një provë që ata do të vazhdojnë me politikën e refuzimit të sovranitetit të Kosovës, duke kundërshtuar çdo përpjekje për integrimin e plotë të Kosovës në institucionet e saj.

”Një ftohje të raporteve, sepse ne si Kosovë kemi interesin që edhe përfaqësuesit e komuniteteve të integrohen në mënyrë demokratike në institucionet tona. Pikërisht zgjedhja e kandidatëve nga Lista Serbe është një dëshmi se ata do të vazhdojnë me politikën e refuzimit dhe kundërshtimit të çdo gjëje çka është sovranitet i Kosovës”, tha Krasniqi.Ai ka theksuar se në interes të Kosovës dhe imazhit të saj në arenën ndërkombëtare, do të ishte e nevojshme që opozita të formonte një koalicion të fuqishëm.

Sipas tij, kjo do të ndihmonte në rikthimin e mbështetjes nga miqtë ndërkombëtarë dhe do të parandalonte përsëritjen e gabimeve të mëparshme.

”Ne interes të Kosovës dhe mbi të gjitha në interes të imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe rikthimin e miqve tanë ndërkombëtar kishte me qenë mirë të formohet një koalicion i fuqishëm nga opozita dhe të mos i përsërisin gabimet e më hershme”, tha Krasniqi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement