Rëndohet situata në Maqedoni/ 594 raste të reja me COVID-19
Gazeta Express
17/10/2020 21:00
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bëre 2617 testime, ndërsa janë regjistruar 594 raste të reja. Madje, 303 prej rasteve janë regjistruar në Shkup, Sturmicë- 34, Gjevgjeli-13, Veles-17, Manastir-18, Gostivar-12, Tetovë-26, Strugë-12.
Instituti për Shëndet Publik, raporton SHENJA, ka bërë të ditur se 162 pacientë e kanë fituar betejën kundër koronavirusit, përcjell Shenja.
Në 24 orët e fundit tre persona fatkeqësisht e kanë humbur jetën.
Numri i përgjithshëm i personave të infektuar në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 23201m numri i pacientëve të shëruar është 17111, i të vdekurve 824. Për momentin numri i rasteve aktive është 5266.