Rëndohet gjendja në QKUK: 144 pacientë të shtrirë me Covid-19, nga ta 57 persona në oksigjenoterapi - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

06/07/2020 14:07

Rëndohet gjendja në QKUK: 144 pacientë të shtrirë me Covid-19, nga ta 57 persona në oksigjenoterapi

Lajme

Gazeta Express

06/07/2020 14:07

Në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës momentalisht janë duke u trajtuar 144 pacientë, të cilët janë të infektuar nga Covid-19. Zyrtarë nga Klinika Infektive e QKUK-së kanë dhënë detaje se në Infektivë janë 111 raste, në Mjekësinë Sportive janë në trajtim 9 raste, prej tyre dy të intubuar, si dhe në Pulmologji janë të shtrirë 24 persona.

“Sipas raportit 24 orësh nga Klinika Infektive, Klinika e Pulmologjisë dhe njësia intensive në Mjekësi Sportive, në trajtim janë gjithsej janë 144 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv”, tregon QKUK-ja.

“Në Klinikën Infektive ka 111 raste, në intensive të Mjekësisë Sportive 9 raste, prej tyre, dy të intubuar, kurse në Klinikën e Pulmologjisë janë të shtrirë 24 raste të konfirmuara me Covid-19 pozitiv”.

Tutje, raporti thekson se në Klinikën Infektive, nga 111 rastet, 55 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.\

Ndërkaq, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar mbrëmë mbi rezultatet e 324 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Prej këtyre testimeve, kuptuam se kemi dhe 152 raste me SARS-CoV-2.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 57 raste, komuna e Prizrenit 16 raste, komuna e Fushë Kosovës 11 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Mitrovicës 8 raste, komuna e Gjilanit 7 raste, komuna e Drenasit 5 raste, komuna e Gjakovës 5 raste, komuna e Skenderajt 5 raste, komuna e Kaçanikut 3 raste, komuna e Lipjanit 3 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Pejës 3 raste, komuna e Rahovecit 3 raste, komuna e Kamenicës 2 raste, komuna e Malishevës 2 raste, komuna e Suharekës 2 raste, komuna e Vitisë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Ferizaj, Graçanicë, Klinë, Mamushë, Shtime dhe Zubin Potok njofton IKSHPK-ja.

Vlen të ceket se numri total i rasteve pozitive është 3.508 raste, me gjithsej 75 raste të vdekjes së pacientëve që kanë pasur dhe sëmundje të tjera shoqëruese sipas IKSHPK-së.