Rëndohet gjendja e disa emigrantëve në Kakavijë, ambulancat i dërgojnë në spitalet më të afërta - Gazeta Express
string(94) "rendohet-gjendja-e-disa-emigranteve-ne-kakavije-ambulancat-i-dergojne-ne-spitalet-me-te-aferta"

Rëndohet gjendja e disa emigrantëve në Kakavijë, ambulancat i dërgojnë në spitalet më të afërta

Gazeta Express

14/08/2020 22:30

Gjendja shëndetësore e disa qytetarëve që kanë tre ditë që presin në Kakavijë për të kaluar kufirin, është rënduar. Mësohet se disa qytetarë, nga mungesa e ujit dhe ushqimit, është rënduar, duke bërë që të kenë humbje ndjenjash apo këputje.

Për këtë arsye, autoambulancat e vendosura në dispozicion të qytetarëve në këtë zonë, i kanë dërguar qytetarët, në spitalet më të afërta, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Lexo Edhe:

Situata në pikën kufitare të Kakavijës është bërë shumë alarmante. Qytetarët, me gra e fëmijë, janë torturuar në diell e temperatura të larta, prej tre ditësh ku radha e automjeteve ka shkuar në 25 kilometra.

Tre persona kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore. MPEJ bëri me dije se pas bisedimeve me palën greke, do të zgjatet ora e punës, do të shtohet numri i testimeve në orë dhe kapacitetet./dosja