Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së tretë në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani ka marrë primatin në tabelë me shtatë pikë, aq sa kanë edhe Drenica dhe Drita në pozitat dy dhe tre, shkruan Gazeta Express.
Gjilani gjendet në vendin e katërt me pesë pikë, ndërsa Malisheva e mbyll pesëshen e parë me katër pikë të tubuara.
Me fitoren ndaj Llapit, Feronikeli merr pozitën e gjashtë me tri pikë, kurse Dukagjini e Llapi gjenden në vendet shtatë dhe tetë me nga dy pikë.
Krejt në fund janë kampionia në fuqi, Prishtina dhe Ulpiana me nga një pikë. /Gazeta Express/