Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit e xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll.
Prishtina shënoi fitore 2:0 ndaj Prishtinës së Re dhe e mori sërish primatin në tabelë me 13 pikë, aq sa ka edhe Dukagjini në vendin e dytë.
Ballkani është i treti me 12 pikë, i ndjekur nga Drenica me një më pak, shkruan Gazeta Express.
Në vendin e pestë, respektivisht të gjashtë janë Gjilani dhe Malisheva me nga shtatë pikë, ndërsa Prishtina e Re është e shtata me gjashtë sosh, aq sa ka edhe Ferizaj në vendin e tetë, apo në pozitën e barazhit.
Në vendin e parafundit është kampionia në fuqi, Drita me pesë pikë, kurse krejt në fund gjendet Llapi me vetëm tri pikë dhe ende pa e shijuar fitoren këtë sezon.