Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje në udhëtim ndaj Rumanisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.
Ndeshja e zhvilluar në “National Arena” përfundoi me rezultatin 2:0, shkruan Gazeta Express.
Me këtë humbje thuajse janë shuar të gjitha shpresat për një kualifikim historik të “Dardanëve”.
Kosova mbetet e pesta dhe e parafundit në Grupin I me katër pikë, tetë më pak se Rumania dhe 10 më pak se Zvicra.
Izraeli është i treti me 11 pikë, ndërsa Bjellorusia e katërta me katër pikë.
Andorra është e fundit dhe pa pikë. /Gazeta Express/