Renditja në Grupin I, Kosova ende me gjasa për kualifikimin historik - Gazeta Express
string(67) "renditja-ne-grupin-i-kosova-ende-me-gjasa-per-kualifikimin-historik"

Sport

Gazeta Express

09/09/2023 23:01

Renditja në Grupin I, Kosova ende me gjasa për kualifikimin historik

Sport

Gazeta Express

09/09/2023 23:01

Kosova ka arritur një barazim të madh ndaj Zvicrës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 2:2, shkruan Gazeta Express.

Kosova mbetet e parafundit në Grupin I dhe tani ka katër pikë, aq sa ka edhe Bjellorusia një pozitë më lartë.

Zvicra prin me 11 pikë, dy më shumë se Rumania dhe tri më shumë se Izraeli.

Duke marrë parasysh renditjen, “Dardanët” janë ende në lojë për të siguruar një kualifikim historik.

/Gazeta Express/