FIFA e ka publikuar renditjen më të re të Kombëtareve për muajin qershor.
Pasi muajin e kaluar Kombëtaret patën angazhime, edhe ranglista pësoi ndryshime, shkruan “Gazeta Express”.
Kombëtarja e Kosovës bëri përparim historik për dy pozita, nga ajo e 97-të në të 95-ën falë dy fitoreve të regjistruara në miqësoret me Armeninë dhe me Ishujt Komore.
Ndërkohë, Kombëtarja shqiptare pësoi rënie në renditje, nga vendi i 66-të në atë të 68-të.
Kuqezinjtë barazuan me Serbinë dhe me Letoninë në qershor në kualifikimet e Botërorit 2026. /Gazeta Express