Kombëtarja shqiptare e ka mbyllur vitin 2019 në vendin e 66-të me 1356 pikë, sa kishte edhe muajin e kaluar
FIFA e ka publikuar sot renditjen e fundit të ekipeve kombëtare për vitin 2019, shkruan Gazeta Express.
Kombëtarja shqiptare e ka mbyllur vitin në vendin e 66-të me 1356 pikë të grumbulluara, sa kishte edhe muajin e kaluar.
Ekipi i Edy Rejas gjendet përpara Arabisë Saudite dhe prapa Sllovenisë.
Pasi në muajin dhjetori Kuqezinjtë nuk kishin angazhime, nuk patën edhe lëvizje në këtë renditje.
Shqipëria nuk e bëri një kampanjë pozitive në eliminatoret e Euro 2020, e as në Ligën e Kombeve, prandaj do t’i presë kualifikimet e Botërorit 2022, të cilat do të nisin në pjesën e dytë të vitit 2020. /Gazeta Express/