Rëndësia e marrjes së vitaminave në stinën e pranverës - Gazeta Express

Rëndësia e marrjes së vitaminave në stinën e pranverës

Shneta

Gazeta Express

29/04/2020 9:17

Problemi me mungesat e vitaminave është shumë shqetësues sidomos tani që vjen edhe pranvera

Vitaminat, për shembull, janë veçanërisht të rëndësishme për të siguruar funksionimin e duhur të trupit tonë. Dobësitë nga mungesa e vitaminave janë shprehur në sinjale shumë të paqarta, në përgjithësi këto shenja të vogla shoqërohen me shkaqe të tjera, nder to edhe telashe në lëkurë

Vitamina B7

Për lëkurë të shëndetshme, flokë dhe thonj, është përgjegjës vitamina B7, ndërsa mungesa e kësaj vitamine shkakton ndryshime në lëkurë, skuqje, rënie të flokëve, humbje oreksi dhe lodhje, shfaqje njollave kuqe si luspa neper fytyrë dhe pjese tjera te trupit

Vitamina C

Infeksionet, venat e theksuara, mavijosjet dhe gjakderdhja janë shenja të mungesës së vitaminës C në trup. Mungesa e saj mund të rrit lodhjen fizike dhe mendore. Konsumi i ulët i vitaminës C mund të shpie në avitaminozë, që zakonisht ndodhë tek fëmijët, alkoholikët dhe të moshuarit. Mungesa e madhe shpie në çrregullime të rënda dhe skorbut. Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme sepse stimulon sistemin imunitar në luftimin e infeksioneve virale dhe bakteriet. Frutat dhe perimet janë burime të pasura të vitaminës C.

Vitamina A

Lëkura e thatë dhe e irrituar, humbja e oreksit, lodhje e shpeshtë, flokë të dobëta, thonj të brishtë, fytyrë me puçrra, të gjitha këto janë shenjë të mungesës së vitaminës A. ekspertët paralajmërojnë se deficiti i tij reflektohet kryesisht në ndryshimet e të pamurit apo syve.

Vitamina D-alergjike dhe inflamacione lëkurës

Për shkak të mungesës së vitaminës D, së pari do të vëreni ndryshime në indet e eshtrave. Tek fëmijët mungesa e kësaj vitamine shpie në rakitis ndërsa tek të moshuarit shpie në osteoporozë. Kjo vitaminë u jepet foshnjave në mënyrë preventive gjatë vitit të parë të jetës, ndërsa të moshuarve u jepet në kombinim me kalcium si pasojë e depozitimit të ulët të kalciumit në eshtra. Kjo është arsyeja pse shëndeti i eshtrave varet nga kjo lloj vitamine, sepse eshtrat bëhen më të dobët. Lodhja, dobësimi, djersitja mund të jenë simptoma të mungesës së kësaj vitamine.

Nëse për shkak të mungesës së vitaminave vendosni të merrni suplemente, sigurohuni që mos të tejkaloni dozën e rekomanduar ditore të vitaminave. Duhet të jeni të kujdesshëm kur dhe sa të merrni shtesat e vitaminave të ndryshme. (Shkruan Dafina Krasniqi, doktoreshë e licensuar për estetikë)