Komunikimi është shtylla kryesore e një shoqërie të zhvilluar. Ai na mundëson krijimin e marrëdhënieve ndër njerëzore dhe sjelljen e ndryshimit në shoqëri.
Gazetar: Liridon Spahiu
Pa komunikim, zotësia për të përparuar në jetën personale e atë profesionale do të ishte e pamundur.
Komunikimi shoqëror është një nga format më të rëndësishme të komunikimit sipas profesoreshës së gazetarisë Remzie Shahini-Hoxhaj.
Shahini-Hoxhaj për #gjesi gjithashtu shtoi se shoqëria kosovare ka evoluar në masë të madhe në këtë aspekt.
Ndërkaq në aspektin social, sipas sociologut Ferdi Kamberi, komunikimi në shoqëri ndikon edhe në zhvillimin e personalitetit të njeriut.
Komunikimi mund të jetë një faktor vendimmarrës në marrëdhënie pune, ngritjet profesionale apo edhe në jetën personale.
Marrëdhëniet shef-punëtore, grua-burrë, prindër-fëmija nuk do të ishin të njëjta nëse nuk do të kishte komunikim.
Prandaj, roli i komunikimit është shumë i rëndësishëm te të gjitha shoqëritë në botë.