Këngëtarja e njohur shqiptare, Remzie Osmani, është shfaqur e përmbushur pranë familjes së saj.
Ajo me ndjekësit në Instagram e ka ndarë një postim ku shihet e lumtur pranë tyre.
“Qoft e bekuar çdo familje Amin!❤️”, ka shkruar këngëtarja pranë postimit ku shihet duke mbajtur para duarsh mbesën e vogël.
Kujtojmë se pak ditë më parë u bë e ditur se djali, reja dhe mbesa e këngëtares Remzie Osmani janë kthyer në Kosovë nga Amerika me fluturimet e veçanta për shkak të pandemisë COVID-19.
E duket se me t’u bashkuar familja, një portret i bukur familjar ka qenë vetëm çështje kohe dhe masash preventive.
Sa i përket muzikës edhe asaj i janë anuluar datat e koncerteve, mirëpo nuk e ka ndalë punën për këngë të reja.
View this post on InstagramQoftë e bekuar çdo familje Amin!❤️
A post shared by Remzie Osmani (@remzie.osmani) on