“ReMusica” mban koncert në Holandë - Gazeta Express
string(33) "remusica-mbane-koncert-ne-holande"

Arte

Gazeta Express

02/07/2025 15:33

“ReMusica” mban koncert në Holandë

Arte

Gazeta Express

02/07/2025 15:33

Ansambli Vokal i Festivalit “ReMusica”, do të mbaj koncert në Holandë në kuadër të Festivalit më të madh Evropian të muzikës klasike në natyrë “Wonderfeel”.

ReVocal Ensemble, me dirigjent Rafet Rudi do të japin koncertin e tyre para audiencës holandeze, në festivalin më të madh Evropian te muzikës klasike në natyrë, me mbi 100 shfaqje nga më shumë se 500 muzikantë, dhe rreth 10,000 vizitorë gjatë 3 ditëve

Koncerti është pjesë e Festivalit “Wonderfeel” ku fokus këtë vit ka muziken dhe artistët nga Balkani – program i kuruar nga Donika Rudi, kompozitore dhe drejtoreshë e Festivalit ReMusica, Margareta Ferek-Petric Ferek Petric, kompozitorja dhe ish drejtoresha e Festivalit Music Zagreb Biennale dhe Haris Pasovic , drejtor i Festivalit Sarajevo Fest –Arts and Politics.

Përveç ReVocal Ensemble në këtë festival do të marrin pjesë artistë të shquar si Jeanine De Bique, Petrit Ceku, Radio Philharmonic Orchestra, Julien Libeer dhe shumë emra të tjerë të njohur ndërkombëtarisht.