Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni ka lajmëruar se mësimi në Universitet do të nisë pas datës 6 dhjetor.
Përmes një postimi në rrjetin social, Koni është shprehur se situata e përkeqësuar dhe rëndimi i gjendjes psikologjike pas tërmetit e bën të pamundur zhvillimin normal të procesit mësimor.
“Në vijim të Urdhërit nr. 21, datë 26.11.2019, duke ndjekur me shumë shqetësim dhe me shumë vëmendje situatën aktuale, tepër të rënduar edhe nga ana psikologjike, deri në qetësimin e saj dhe garantimin e sigurisë teknike të ambjenteve në të cilat zhvillohet procesi mësimor dhe më gjerë, në cilësinë e Rektorit të Universitetit të Tiranës, urdhëroj pezullimin e procesit mësimor deri në datën 6 Dhjetor 2019”, shkruan Koni.