Policia në Drenas ka arrestuar një person i cili dyshohet për veprën penale “Trafikim me qenie njerëzore”, raporton Express
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Drenas, ku personi në fjalë është arrestuar nën dyshimin se ka rekrutuar për punë të detyrueshme tre të mitur.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka rekrutuar për punë të detyrueshme tre viktima të mitur meshkuj kosovar”, ka njoftuar policia në raporton 24 orësh.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Viktimat janë trajtuar sipas procedurave, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërg0het në mbajtje./Express/