Rekordmeni botëror, Agim Agushi ia mësyn edhe një rekordi, kësaj radhe në ndërtesën më të lartë në botë - Gazeta Express
string(101) "rekordmeni-boteror-agim-agushi-ia-mesyn-edhe-nje-rekordi-kesaj-radhe-ne-ndertesen-me-te-larte-ne-bote"

Futboll

Gazeta Express

10/02/2026 22:02

Rekordmeni botëror, Agim Agushi ia mësyn edhe një rekordi, kësaj radhe në ndërtesën më të lartë në botë

Futboll

Gazeta Express

10/02/2026 22:02

Rekordmeni botëror, Agim Agushi po e synon edhe një rekord tjetër të “Guiness”.

I njohur për zhonglimin e topit, Agushi ka njoftuar se ka marrë dritën e gjelbër që ta thyejë edhe një rekord të “Guinessit”, kësaj radhe në ndërtesën më të lartë në botë, atë të “Burj Khalifa” në Dubai.

Ai ka bërë me dije se i është dhënë leja zyrtare nga menaxhmenti udhëheqës i ndërtesës në fjalë, aty ku synon ta thyejë rekordin “Ecje nga poshtë e lartë shkallëve, duke zhongluar me top në kokë”.

Agushi thotë se kjo ngjarje është paraparë të ndodh me 14 maj 2026, me fillim nga ora 10:30.

Si përfundim, ai bën me dije se kjo i është mundësuar nga gazetari i mirënjohur shqiptar, Blendi Fevziu.

Agim Agushi që ka lindur në Smirë të Vitisë në 17 janar 1970, është profesor i lëndës së matematikës në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” në Viti.

Prej vitit 2000 ka nisur të merret me sfidimin e rekordeve botërore të kategorisë Guinness.

Po mbush plot çerek shekulli që ushtron këtë aktivitet ku deri tani ka arritur të realizojë 16 rekorde Guinness dhe 20 rekorde botërore./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement