Rekordi i Dritës në kualifikimet për Ligën e Kampionëve: Tri fitore, dy disfata - Gazeta Express
string(77) "rekordi-i-drites-ne-kualifikimet-per-ligen-e-kampioneve-tri-fitore-dy-disfata"

Rekordi i Dritës në kualifikimet për Ligën e Kampionëve: Tri fitore, dy disfata

Gazeta Express

08/08/2020 23:51

Drita mori sot fitore 2:1 kundër Inter d’Escaldes për ta siguruar një vend në finalen e rundit preliminar të Ligës së Kampionëve, duke e përmirësuar kështu rekordin e vet në këto faza kualifikuese për garën më prestigjioze të Evropës.

Ky sezon është i dyti i Dritës në Evropë. Skuadra gjilanase debutoi në rundin preliminar të Ligës së Kampionëve në sezonin 2019/20 , kur debutoi me dy fitore radhazi – në gjysmëfinale të kësaj faze kundër Santa Colomas dhe në finale kundër Lincoln Red Imps, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Rundi i parë kualifikues nuk i kishte shkuar kaq mirë klubit gjilanas, pasi që i kishte humbur dy ndeshjet kundër klubit suedez Malmo, me rezultat 3:0 dhe 2:0, duke rënë kështu në rundin e dytë kualifikues për Ligën e Evropës, ku e kishte marrë një barazim dhe një disfatë kundër F91 Dudelange.

Drita e nisi edhe këtë sezon në rundin preliminar të Ligës së Kampionëve me fitore, këtë herë kundër klubit nga Andorra, Inter d’Escaldes, duke bërë kështu që ta përmirësojë rekordin në kualifikimet për Ligën e Kampionëve në tri fitore dhe dy disfata.

Tani djemtë e Ardian Nuhiut do të tentojnë ta përmirësojnë edhe më shumë këtë rekord duke e mposhtur edhe klubin irlandez në finale të rundit preliminar të Ligës së Kampionëve, që do të zhvillohet të martën.

Ndërsa, më vonë, Drita do të tentojë të mos i përsëritet historia e sezonit 2018/19 kur u eliminua në rundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve dhe u desh ta vazhdonte konkurrencën në Evropë në garën dytësore, Ligën e Evropës. /Gazeta Express/