Rekord rritja e çmimit të naftës në Kosovë, 1 euro e 82 centë një litër - Gazeta Express
string(70) "rekord-rritja-e-cmimit-te-naftes-ne-kosove-1-euro-e-82-cente-nje-liter"

Lajme

Gazeta Express

31/03/2026 9:41

Rekord rritja e çmimit të naftës në Kosovë, 1 euro e 82 centë një litër

Lajme

Gazeta Express

31/03/2026 9:41

Rritja e çmimit të naftës në Kosovë gjatë dy javëve të fundit ka qenë e ndjeshme, duke arritur sot deri në 1.82 euro për litër, transmeton IndeksOnline.

Ky nivel i lartë po ndikon drejtpërdrejt në buxhetin e qytetarëve, duke rritur kostot e përditshme.

Si një vend që varet kryesisht nga importi, Kosova mbetet e ekspozuar ndaj luhatjeve në tregjet ndërkombëtare. Zhvillimet globale, veçanërisht tensionet në Lindjen e Mesme, reflektohen shpejt në çmimet vendore.

Për qytetarët, këto dinamika përkthehen në shpenzime më të larta në jetën e përditshme. Ndërkohë, ekspertë të ekonomisë kanë propozuar që, si masë lehtësuese, të pezullohet përkohësisht akciza për disa ditë.

Screenshot

Advertisement
Advertisement
Advertisement