Rekord që vështirë do të përsëritet, “Dale” thyen çdo parashikim - Gazeta Express

Rekord që vështirë do të përsëritet, “Dale” thyen çdo parashikim

Muzike

Gazeta Express

04/07/2021 23:36

E pabesueshme por e vërtetë!

Askush nuk e kishte besuar që kënga “Dale” e Butrint Imerit, Kidës dhe Ledri Vulës do të arrinte që në një periudhë 48 orëshe të këtë kaq shumë klikime.

Lexo Edhe:

Pikërisht kjo këngë pa u bërë 48 orë ka arritur në më shumë se 3.5 milionë klikime dhe duke përcjellur trendët e saj ajo mund të kalojë në mëngjes edhe katër milionë.

Kujtojmë që Dale u lëshua në orën 00:00 të ditës së shtunë në Youtube dhe për dy ditë ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm, gjë që është parë edhe në një koncert që treshja e kanë mbajtur në Zurich gjatë ditës së sotme.

Kujtojmë se “Dale” këndojnë treshja e njohur e skenës kosovare, Butrint Imeri, Kida dhe Ledri kanë lansuar edhe këngë të tjera që po ashtu kanë shënuar suksese të tilla. /GazetaExpress/