Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 978 raste të reja me koronavirus, teksa janë bërë 2667 testime.
Rastet janë evidentuar në: Shkup-392, Kumanovë-51, Tetovë-95, Veles-48, Ohër-31, Gostivar-49, Koçani-32.
Instituti për Shëndet Publik ka njoftuar se brenda 24 orëve janë shëruar vetëm 24 pacientë.
Për fat të keq betejën kundër koronavirusit e kanë humbur 26 persona.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostifikuar me koronavirus në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 39 760, numri i pacientëve të shëruar është 23 035, ndërsa jetën e kanë humbur 1136 persona.
Numri i rasteve aktive është 15 589.
Besmir Lika