Rekord i ri rastesh ditore me koronavirus në botë - Gazeta Express
string(49) "rekord-i-ri-rastesh-ditore-me-koronavirus-ne-bote"

Gazeta Express

17/10/2020 20:45

Rekord i ri rastesh ditore me koronavirus në botë

Gazeta Express

17/10/2020 20:45

Një tjetër rekord infeksionesh ditore në rang global, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Në 24 orët e fundit, janë regjistruar mbi 400 mijë raste të reja në botë.

Lexo Edhe:

Europa, e konsideruar si epiqendra e pandemisë në javët e fundit ka shënuar një mesatare prej 140 mijë rastesh në ditë, përgjatë javës së fundit.

Kontinenti i vjetër, ka tejkaluar kështu Indinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe Brazilin.

Pandemia ka marrë një vrull të ri me ardhjen e vjeshtës dhe për këtë arsye shumë vende kanë nisur të aplikojnë masa të reja për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të saj.