Rekord i ri në “Bernabeu”, karton i verdhë pas 40 sekondash lojë
Futboll
Gazeta Express
21/09/2023 9:11
Mbrëmë është regjistruar një rekord i ri në Ligën e Kampionëve.
Lucas Tousart, futbollist i Union Berlinit, ka hyrë në historinë e
“Santiago Bernabeut”, një stadium që ka pritur shumë ndeshje legjendare të
Champions League dhe që ka qenë dhe vazhdon të jetë shtëpia e kampionëve të
mëdhenj.
Ish-mesfushori i Lyonit, tani pjesë Union Berlinit, mori një karton të
verdhë pas vetëm 40 sekondash lojë për një faull ndaj Luka Modricit, duke thyer
kështu rekordin e mëparshëm të Ramelow, i cili u ndëshkua pas pak më shumë se
dy minutash në 1998, kur mbante veshur fanellën e Bayer Leverkusenit.