Rekord i frikshëm i viktimave të Covidit në Brazil - 4.195 për një ditë - Gazeta Express
string(69) "rekord-i-frikshem-i-viktimave-te-covidit-ne-brazil-4-195-per-nje-dite"

Lajme

Gazeta Express

07/04/2021 9:07

Rekord i frikshëm i viktimave të Covidit në Brazil – 4.195 për një ditë

Lajme

Gazeta Express

07/04/2021 9:07

Brazili ka regjistruar rekord të tmerrshëm prej më shumë se 4 mijë të vdekurve nga Covid-19 për 24 orë, pasi një variant më ngjitës po e shton edhe numrin e rasteve të infeksioneve.

Spitalet e këtij shteti janë të stërngarkuara, ndërsa njerëzit në disa qytete po vdesin duke pritur trajtim mjekësor. Sistemi shëndetësor është buzë kolapsit në shumë zona, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pas rasteve të reja fatale, numri i përgjithshëm i viktimave të pandemisë në Brazil shkoi gati në 337.000, që është shifra e dytë më e lartë në botë, pas asaj në Shtetet e Bashkuara.

Pavarësisht gjendjes së rëndë, presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, vazhdon të jetë kundër masave të izolimit. Ai pretendon se dëmi i shkaktuar nga këto masa do të jetë më i keq sesa vetë efektet e virusit. Për këtë arsye, vetë është munduar që t’i zhbëjë disa nga masat që janë marrë nga autoritetet lokale.

Duke folur para përkrahësve të tij afër pallatit presidencial, Bolsonaro e kritikoi karantinën dhe sugjeroi pa fakte se ajo është e lidhur me mbipeshën dhe depresionin. Sidoqoftë, ai nuk e komentoi shifrën e tmerrshme ditore të viktimave në 24 orët e fundit – 4.195 të vdekur.

Deri më tani, në Brazil me koronavirus janë infektuar më shumë se 13 milionë njerëz. Vetëm në muajin mars janë regjistruar mbi 66 mijë viktima, më shumë se dyfishi i rekordit të mëparshëm mujor.

Disa rajone kanë raportuar për mungesë të oksigjenit mjekësor dhe qetësuesve. Megjithatë, pavarësisht situatës kritike, disa qytete dhe rajone tashmë kanë marrë vendim që t’i lehtësojnë masat kufizuese rreth lirisë së lëvizjes.