Rekomandohet vaksina për fëmijët mbi 12 vjeç dhe dozëa e 3-të mbi 60 vjeçarët - Gazeta Express
string(77) "rekomandohet-vaksina-per-femijet-mbi-12-vjec-dhe-dozea-e-3-te-mbi-60-vjecaret"

Rekomandohet vaksina për fëmijët mbi 12 vjeç dhe dozëa e 3-të mbi 60 vjeçarët

Shqiperi

Gazeta Express

19/10/2021 16:43

Komiteti i Imunizimit në vendin tonë ka rekomanduar dozën e tretë të vaksinës anti-Covid për të gjithë ata qytetarë të cilët janë mbi 60 vjeç dhe për ata të cilët vuajnë nga sëmundje kronike.

Gjithashtu ata i kanë rekomanduar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komitetit Teknik dhe vaksinimin e fëmijëve mbi 12 vjeç të cilët vuajnë nga sëmundje kronike.

Lexo Edhe:

Sipas Komitetit të Imunizimit, kjo kategori e fëmijëve duhet të vaksinohen me vaksinën “Pfizer”.

Vaksinimi me doza të treta dhe vaksinimi i fëmijëve mbi 12-vjeç tashmë është një praktikë që po ndiqet në shumë vende, ndërsa në vendin tonë ka patur disa debate nëse duhet të bëhet e njëjta gjë.