Reka: Minishengeni është në interes vetëm të Serbisë - Gazeta Express
string(51) "reka-minishengeni-eshte-ne-interes-vetem-te-serbise"

Reka: Minishengeni është në interes vetëm të Serbisë

Gazeta Express

20/02/2020 23:41

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka e ka quajtur ide të dështuar “Mini-Schengenin ballkanik”.

Ai ka thënë se kjo ide është në interes vetëm të Serbisë.

Lexo Edhe:

“Vetëm shikojeni kontekstin kur u lansua, nga kush u lansua dhe si u lansua, ideja për “Mini- Schengenin ballkanik” u lansua nga presidentit serb Vuçiq kur e kishte të qartë se ideja e tij paraprake për ndryshim kufijsh nuk pati sukses,” tha Reka në KTV.

Ai tha se ky Mini-Schengen është në interes të Serbisë e cila dëshiron që përmes autostradave të Kosovës të ketë qasje më të lehtë në portin e Durrësit dhe përmes Maqedonisë të arrijë më lehtë në Selanik.

“Unë mendoj që kjo ide do të dështojë. Pas ngjarjeve në Mal të Zi, nuk besoj që ky shtet do të jetë pjesë e këtij procesi. Unë nuk jam i bindur se BE-ja dhe SHBA e kanë përkrahur këtë ide. Ne nuk duhet të kërkojmë leje nga Beogradi për të bërë një Makro-Schengen shqiptarë. Çështja e marrëdhënieve bilaterale është mes dy shteteve sovrane dhe nuk duhet leje e një shteti të tretë”, ka thënë ai.