Reja zbulon objektivat e Shqipërisë: Synimi ynë, ta fitojmë grupin - Gazeta Express
string(64) "reja-zbulon-objektivat-e-shqiperise-synimi-yne-ta-fitojme-grupin"

Reja zbulon objektivat e Shqipërisë: Synimi ynë, ta fitojmë grupin

Futboll

Gazeta Express

27/05/2022 14:01

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Edy Reja ka dalë në konferencën zyrtare për media sot ku ka folur lidhur me tri sfidat e Shqipërisë, dy zyrtare ndaj Islandës dhe Izraelit me 6 dhe 10 qershor dhe miqësoren ndaj Estonisë më 13 qershor.

Lexo Edhe:

Tekniku i ekipit kuqezi shpjegoi listën me 26 lojtarët e grumbulluar, ndërsa ka treguar objektivat e skuadrës për këto ndeshje, duke theksuar se janë shumë të rëndësishme.

Reja u shpreh se pret paraqitje të mirë nga skuadra dhe synimi i Shqipërisë është të fitojë grupin.

Ai foli edhe për organizimin e finales së Conference League në Tiranë, duke e konsideruar si një event që e promovoi Shqipërinë në mënyrë të shkëlqyer dhe vlerësoi organizimin perfekt të FSHF-së.

Objektivat e Kombëtares për këto sfida – Ndeshjet e Ligës së Kombeve janë shumë të rëndësishme për ne, për Shqipërinë. Duhet t’i fitojmë me çdo kusht. Presim një paraqitje të nivelit të lartë nga Kombëtarja shqiptare. Sigurisht, rezultatet janë të rëndësishme për objektivin që ne kemi. Në ndeshjet e muajit mars skuadra ishte në gjendje shumë të mirë dhe bëmë dy ndeshje miqësore me paraqitje të një niveli shumë të lartë dhe duhet të vazhdojmë kështu, duhet të bëjmë të njëjtat paraqitje dhe synimi ynë është që duhet të fitojmë grupin. Duhet të jemi sa më mirë në aspektin fizik. Është fundi i kampionatit, ka edhe lojtarë që janë me probleme fizike dhe duhet t’i vlerësojmë të gjitha situatat për secilin. Sot do të mblidhet i gjithë ekipi. Do të kemi mundësi të ulemi me djemtë dhe të flasim dhe të shoh se si do të jetë gjendja e tyre. E rëndësishme është që ata që do të jenë në fushë, ata që do të zgjidhen për të luajtur, të japin 100% maksimumin për të marrë rezultate shumë të mira në ndeshjet zyrtare.

Gjendja e lojtarëve – Lojtarët e dinë shumë mirë rëndësinë e këtyre dy ndeshjeve. Sigurisht që kur të zbresin në fushë do të jenë në 100% e tyre. Kam besim te kjo skuadër dhe kam besim te paraqitja e tyre në momente të rëndësishme, siç janë këto dy ndeshje. Më duket se jemi në formë të mirë në aspektin psikologjik, janë dy ndeshje shumë të rëndësishme dhe duhet pasur kujdes. Fokusi kryesor është sigurisht te aspekti psikologjik i skuadrës, por edhe në aspektit taktik dhe teknik të kësaj ndeshjeje. Mund të kemi edhe mungesa, pasi nga sezoni i gjatë disa lojtarë kanë pasur edhe probleme fizike dhe do të bëjmë një analizë sapo të kemi të gjithë skuadrën në dispozicion. Unë besoj se lojtarët e mi do të jenë gati dhe do të jenë në formë. Jam i bindur që skuadra që do të zgjedhim për të luajtur, do të japë një paraqitje shumë të mirë. Ne e pamë se çfarë ndodh, pak ditë më parë në finalen e Conference League, që u fitua nga Roma. Roma një skuadër që priste mbrapa, pasi trajneri Mourinho është një mjeshtër i kësaj taktike dhe ndërkohë Feyenoord që bëri diçka më mirë, por Roma arriti ta fitonte ndeshjen, ndaj është e rëndësishme të përdorim kokën dhe të jemi gjithmonë të përqendruar. Ekipin e shoh në gjendje të mirë në këtë aspekt dhe jam i bindur që do bëjmë ndeshje të mira.

I kënaqur me fazën ofensive? – Sigurisht që jam i kënaqur që kam sulmues që janë në formë dhe po shënojnë me ekipet e tyre, është shumë e rëndësishme, por e kam thënë edhe më parë që ekipi duhet të ketë ekuilibër. Kemi lojtarë që po bëjnë shumë mirë në klubet e tyre, është e rëndësishme të kesh lojtarë të tillë, por duhet pasur një raport i drejtë si për pjesën e mbrojtjes. Sulmi nuk është thjesht pjesa më e rëndësishme, pasi ndeshja nuk fitohet vetëm. Patjetër, është vendimtare, krijon hapësirë për të shënuar gola, por duhet të jemi të vëmendshëm në të treja repartet, për të bërë ndeshje të mira dhe për të marrë rezultate pozitive.

Lojtarët e rinj në Kombëtare – Unë po i ndjek të gjithë lojtarët e rinj, edhe ata që janë në moshë shumë të re. Kemi shumë lojtarë të tillë dhe unë dua që t’i kem në fokus, nuk dua të nënvlerësoj asnjë, t’i jap të gjithëve mundësinë, siç është rasti i Asllanit që është datëlindja 2002 dhe ka bërë një sezon shumë të mire dhe ne i dhamë mundësinë të tregonte vlerat e tij edhe në Kombëtare, ndërkohë që është një ndër njerëzit më të përfolur në merkaton e futbollit në Itali. Është mire kur kemi shumë të rinj që stërviten me grupin dhe mësohen, ndërkohë që ne i japim mundësinë që të shohim vlerat dhe potencialin e tyre. Ndërsa, sa i përket Strakoshës, ka një situatë që ju e dini në aspektin e merkatos. Ai është duke kërkuar një klub të ri tashmë. Kemi biseduar dhe më ka kërkuar leje që të mos jetë në këto dy ndeshje, sa të zgjedhë ekipin e së ardhmes. Normalisht që unë e kam pranuar dhe shpresoj shumë të ketë mundësi të zgjedhë një klub të mirë, nuk dua ta komplikoj dhe është në listën e pritjes. Ndërkohë ne kemi Berishën, Selmanin, Kastratin. Uroj të ketë një zgjidhje sa më të mirë!

Lojtarët e grumbulluar dhe mungesa e Manaj – Në këto dy ndeshje besoj se do të tregojmë vlerat e vërteta të kësaj skuadre. Duhet të bëjmë dy ndeshje shumë të mira, sepse jemi rritur së fundmi dhe këtë duhet ta tregojmë. Na mungon edhe një hap, ai hapi cilësor për të qenë sa më të mire në arenën ndërkombëtare. Sa I përket listës, të gjithë lojtarët që kanë qenë në grumbullimet e mëparshme dhe që mungojnë në këtë listë, të gjithë kanë probleme fizike, duke nisur nga Manaj. Unë kam folur me të gjithë lojtarët, Manaj ka një problem në shpatull, e njejta gjë me Brojën që ka rezultuar pozitiv me Covid dhe ka pasur simptomat e zakonshme. Shpresojmë ta kemi me ndeshjen me Izraelin, po e ndjekim me kujdes dhe urojmë të shërohet sa më parë. E njejta gjë për Laçin dhe Baren. Laçi është operuar një ditë më parë, kam biseduar me të. Bare ju e dini tashmë që është prej disa javësh larg fushave dhe nuk mund të luajë. Gjithsesi, kam shumë besim te lojtarët që kam aktualisht, besoj që do të na dhurojnë ndeshje shumë të mira dhe rezultate pozitive.

Sa të rëndësishme janë këto ndeshje për ekipin? – Ndeshjet e Ligës së Kombeve janë shum të rëndësishme për ne, për Shqipërinë. Duhet t’i fitojmë me çdo kusht. Presim një paraqitje të nivelit të lartë nga Kombëtarja shqiptare. Sigurisht, rezultatet janë të rëndësishme për objektivin që ne kemi. Në ndeshjet e muajit mars skuadra ishte në gjendje shumë të mirë dhe bëmë dy ndeshje miqësore me paraqitje të një niveli shumë të lartë dhe duhet të vazhdojmë kështu, duhet të bëjmë të njejtat paraqitje dhe synimi ynë është që duhet të fitojmë grupin. Duhet të jemi sa më mirë në aspektin fizik. Është fundi i kampionatit, ka edhe lojtarë që janë me probleme fizike dhe duhet t’i vlerësojmë të gjitha situatat për secilin. Sot do të mblidhet i gjithë ekipi. Do të kemi mundësi të ulemi me djemtë dhe të flasim dhe të shoh se si do të jetë gjendja e tyre. E rëndësishme është që ata që do të jenë në fushë, ata që do të zgjidhen për të luajtur, të japin 100% maksimumin për të marrë rezultate shumë të mira në ndeshjet zyrtare.

A ka rëndësi vlera e kartonëve të lojtarëve në këtë ndeshje? – Duhet të bëjmë ndeshje me intensitet dhe përqendrim të lartë. Sa herë që jemi futur në fushë duke e marrë ndeshjen lehtë dhe duke mos qenë shumë të përqëndruar, kemi bërë paraqitje negative. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të luajmë me përulësi. Sigurisht që ndaj skuadrave të tilla duhet të dominojmë, po duhet të kemi konsideratë për ato ekipe. Vlera e ekipit nuk vlen kur t’i zbret në fushë, zerohet. Por ne e kemi treguar që dimë të dominojmë ndaj kundërshtarëve të tillë, duhet fokus shumë i madh. Ata që luajnë duhet të jenë në formën më të mirë. Nuk mund të bësh parashikime. Të tjera gjëra mendon jashtë fushe dhe të tjera kur zbret në fushë. Nuk ka rëndësi vlera e lojtarit.

Organizimi i UECL në Tiranë – Jam italian dhe jam shumë i kënaqur që fitoi Roma. Pastaj kishim dhe lojtarin tonë aty, Kumbullën, që ishte me Romën dhe ishte një shtysë më shumë për ata. Më vjen keq që nuk luajti. Por jam shumë i kënaqur, më vjen keq për tifozët e Lazios, por bëra tifo për Romën. Ndërkohë Feyenoord bëri ndeshje shumë më të mirë. Më goditi mënyra se si luajtën tifozët, se si e kërkuan skuadrën të shkonte pranë tyre dhe e duartrokitën. Këto janë vlerat e futbollit, që kanë më shumë rëndësi, të pranosh rezultatin. Këtë e treguan tifozët me ovacione. Sa i përket aspektit organizativ, ishte fantastike, stadiumi ishte fantastik, por edhe organizimi. Tirana në qendër të vëmendjes, FSHF ka bërë një punë shumë të mirë në organizimin e kësaj ndeshje dhe fakti që shkoi gjithçka në rregull tregoi që është përgatitur mirë. Kisha frikë mos kishte trazira në fund. Unë po flas si shqiptar tani dhe ne i treguam botës që jemi të zotë të organizojmë evente të tilla dhe shpresojmë që në të ardhmen të përsëritet sërish. Tirana ishte në qendër të botës dhe ndeshja u transmetua në 155 vende të botës dhe ky ishte një promovim i shkëlqyer i Shqipërisë.

Futbollistë të rinj në Kombëtare? – Ka shumë lojtarë të rinj që i ndjekim vazhdimisht. Nuk lëmë asnjë jashtë vëmendjes tonë. Ka lojtarë të rinj në Shqipëri që janë të moshës U-21 që ne i ndjekim vazhdimisht dhe i monitorojmë. Të rinj të talentuar në Itali e Zvicër, që i ndjekim të gjithë etj. Kur kam mundësi flas edhe me prindër, që t’i bind ata për punën që po bën FSHF, për rritjen e futbollit dhe ekipeve kombëtare. Është mentaliteti që prindërit ende komandojnë dhe vendosin për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Nuk kemi asnjë lojtar që është jashtë vëmendjes tonë.