Reinier ia bën sefte, shënon dy gola për Real Madridin - Gazeta Express
string(53) "reinier-ia-ben-sefte-shenon-dy-gola-per-real-madridin"

Gazeta Express

08/03/2020 18:40

Reinier ia bën sefte, shënon dy gola për Real Madridin

Gazeta Express

08/03/2020 18:40

Talenti i ri 18-vjeçar, Reinier, menjëherë ka gjetur vetën te Real Madrid Castilla.

Braziliani, që pak ditë më parë kompletoi transferimin në Madrid për 30 milionë euro, ka realizuar dy gola në fitoren 4-0 kundër Coruxo në stadiumin “Alfredo Di Stéfano”.

Ai e hapi dhe e mbylli ndeshjen, shënoi për 1-0 në minutë 9 dhe për 4-0 në atë të 91’.

Reiner do të luajë për Real Madrid Castila nën urdhëratë e Raul Gonzales këtë sezon, ndërsa vitin e ardhshëm, mund të promovohet në ekipin e parë të Zinedine Zidane, ose të huazohet për një sezon, ashtu siç ka bërë Reali me shumë talente viteve të fundit. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement