Reina për koronavirusin: Mbeta pa oksigjen për 25 minuta, momenti më i vështirë në jetën time - Gazeta Express
string(91) "reina-per-koronavirusin-mbeta-pa-oksigjen-per-25-minuta-momenti-me-i-veshtire-ne-jeten-time"

Reina për koronavirusin: Mbeta pa oksigjen për 25 minuta, momenti më i vështirë në jetën time

Gazeta Express

01/04/2020 16:39

Portieri i Aston Villas, Pep Reina, ka rrëfyer për përjetimin e frikës së pafund, pasi ishte prekur nga koronavirusi, sëmundja ngjitëse që e kishte lënë pa frymëmarrje. 37-vjeçari tha se tani po e merr veten pas momenteve më të vështira në jetën e tij.

Reina, i huazuar në Villa nga Napoli, tha për Corriere dello Sport: “Vetëm tani po e fitoj betejën kundër koronavirusit”. Ai kishte nisur të ndihej keq para gati dy javëve, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Momenti më i vështirë ishte kur nuk mund të merrja frymë më, ato 25 minuta që mbeta pa oksigjen. Ishte momenti më i keq i jetës sime”, rrëfen Reina.

“Frika e vetme që e kisha ishte kur e kuptova që nuk kishte oksigjen: minuta të pambarim të frikës, sikur fyti im ishte mbyllur papritmas. Si pasojë, gjashtë apo tetë ditët e ardhshme i kalova brenda”, vazhdoi rrëfimi i tij.

Ai theksoi se, të paktën, qëndrimi në shtëpi nuk ishte detyrë e vështirë. “Nuk më mungon kompania sepse jam me bashkëshorten Yolanda dhe pesë fëmijët. Ndërtesa është e madhe prandaj vetmia nuk ka qasje në shtëpinë time”.

Premierliga është e pezulluar që prej 13 marsit, por Reina kishte thënë më parë se ishte çmenduri sesi ndeshjet nuk ishin ndërprerë shumë më herët. /Gazeta Express/