Regjistrohen lëkundje të tokës në Maqedoni të Veriut - Gazeta Express
string(54) "regjistrohen-lekundje-te-tokes-ne-maqedoni-te-veriut-2"

Maqedoni

Gazeta Express

06/09/2025 13:30

Regjistrohen lëkundje të tokës në Maqedoni të Veriut

Maqedoni

Gazeta Express

06/09/2025 13:30

Rrjeti sizmologjik telemetrik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në gjithë territorin tonë dhe të mirëmbajtura nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup, gjatë natës në orën 02:13 ka regjistruar një tërmet me epiqendër në rajonin epiqendror të Valandovës, 116 km në juglindje të Shkupit.

Ai ishte me magnitudë lokale Richter, ML 2.2.

Sipas të dhënave të deritanishme me të cilat disponon observatori, tërmeti është ndier në Strumicë.

Madje, edhe në rrethinë me intensitet prej III shkallësh sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane.