Regjisori Besim Ugzmajli bën filma m'i rujt kujtimet e fminisë por edhe me rujt natyrën e Kosovës që po përjeton kolaps të pamëshirshëm. Suzanne Podcast, që emetohet edhe në T7, e ka ba një intervistë me dhjetë pyetje e përgjegje me marr vesh pak për inspirimin e tij. - Gazeta Express
string(195) "regjisori-besim-ugzmajli-ben-filma-mi-rujt-kujtimet-e-fminise-por-edhe-me-rujt-natyren-e-kosoves-qe-po-perjeton-kolaps-te-pameshirshem-suzanne-podcast-qe-emetohet-edhe-ne-t7-e-ka-ba-nje-intervist"

Arte

Gazeta Express

05/12/2025 13:32

Regjisori Besim Ugzmajli bën filma m’i rujt kujtimet e fminisë por edhe me rujt natyrën e Kosovës që po përjeton kolaps të pamëshirshëm. Suzanne Podcast, që emetohet edhe në T7, e ka ba një intervistë me dhjetë pyetje e përgjegje me marr vesh pak për inspirimin e tij.

Arte

Gazeta Express

05/12/2025 13:32

Besim Ugzmajli osht njo nga zanat ma të veçantë të kinemasë kosovare, një autor që hec përgjatë vijës së hollë mes reales dhe imagjinares, mes fminisë së turbullume nga tranzicioni dhe një të rrituri që nuk dorëzohet para harresës. Filmat e tij të shkurtë, të shpërblym në dhjetëra festivale ndërkombëtare, dallohen për një atmosferë gati të papërmbajtshme poetike, ku simbolika, e kalumja dhe një ndjenjë fatalizmi që nuk injorohet, ndërthuren me narrativë vizuale të fuqishme edhe koxha eksperimentale. 

Projekti i tij i fundit, “Pesë Stinët e Fëmijërisë Sime”, osht kah mbledh trofe nga SHBA në Japoni, si një elegji për brezin e lindun në vitet e turbullta që s’po kfillen. Filmi osht edhe një lloj ftese për me ndalë vrapin e sotëm të pamëshirshëm shkatërrues për ambientin e mu kthy në hapësinat që na kanë formësu (sa s’janë zhdukë krejt).

Në këtë intervistë TENTEN për Suzanne, Besimi fol me sinqeritet për filmin e parë që e ka tronditë si fëmijë, për krizën e kinemasë kontemporane, për kolapsin e natyrës në Kosovë dhe për korbin – figurë që shfaqet shpesh në filmat e tij. Ky ke një muhabet për artin, kujtesën, tranzicionin e pafund dhe gëzimet e vogla që mbajnë gjallë një krijus. Let’s dive in.

Cili osht filmi i parë që e mban në mend në fmini që të ka lanë përshtypje tronditëse a ekzaltuese a inspiruese?

Ka disa filma që turbull më bien në mend kur mundohem të shfletoj memorien “filmike” në fëmijëri, mirëpo ashtu me një imponim jo lehtë të shpjegueshëm filmi Annie (1982) është filmi që më së shumti më kujtohet. Frika e fëmijëve që do të humbin prindërit dhe do të gjenden në kujdesin (shkujdesin) e dikujt tjetër të panjohur është frikë e pashpjegueshme. Madje tani kur e kujtoj, sado që mund ta përshkruaja nga kjo perspektivë, sigurisht që më duket e pamundur ta sjell ndjesinë e tmerrshme që fëmijët kanë kur mendojnë se nuk janë në ngrohtësinë e prindërve të tyre. Deri në një moshë, njerëzit Zotin e kanë të ndarë në dy gjini ngrohtësie, në Zotin grua pra në nënën dhe Zotin burrë në babanë. “Annie”, me një happy end klasik amerikan, përfundon edhe me prindër që mund të mos jenë biologjikë, por me dashurinë e tyre, me njëfarë forme të japin prindësi solide.

Intervista e plotë në këtë link: https://suzannepodcast.substack.com/p/tenten-me-besim-ugzmajli

Advertisement
Advertisement
Advertisement