string(92) "regjimenti-i-pare-i-kembesorise-ne-fsk-perfundon-ushtrimin-fushor-per-qitje-me-municion-real"

Lajme

Gazeta Express

30/09/2024 11:19

Regjimenti i parë i këmbësorisë në FSK përfundon ushtrimin fushor për qitje me municion real

Lajme

Gazeta Express

30/09/2024 11:19

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar ushtrimi fushor “Iron Platoon”.

Ky ushtrim është realizuar në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë dhe planifikimit vjetor.

“Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë, dhe planifikimit vjetor, K1B e  Regjimenti i parë të Këmbësorisë, ka realizuar ushtrimin fushor “Iron Platoon”.”

FSK thotë se ky ushtrim kishte për qëllim përfundimin e qitjeve dhe manovrave me municion real në nivel Togu, Operacione Sulmuese dhe Sulm në Objektivë, ku janë përdoruar sistemet e armatimit të togut të manovrës.

“Në ushtrim janë marrë për bazë mësimet e mësuara nga Operacioni “INTERFLEX”, më specifikisht: luftimet nëpër pozicione luftuese (transhe), reagimi i parë në fushëbetejë, taktikat dhe teknikat individuale të luftimit.”

aaaaa