Një 54-vjeçar në Vorë është arrestuar nga policia, për dhunë ndaj një mjeku.
Sipas policisë, 54-vjeçari ka shkuar në qendrën shëndetësore të Vorës dhe i ka kërkuar mjekut me iniciale E.B një raport për bashkëshorten.
Në momentin që mjeku e ka refuzuar kërkesën e tij, burri e ka goditur me sende të forta në kokë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin N. M., 54 vjeç, banues në Marikaj, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.
Ky shtetas ka shkuar në një qendër shëndetësore dhe i ka kërkuar mjekut të qendrës, shtetasit E. B., një raport mjekësor për bashkëshorten e tij. Pasi mjeku ka refuzuar të plotësojë raportin pa qenë e pranishme bashkëshortja, shtetasi N. M. dyshohet se e ka goditur mjekun, me një send të fortë në kokë”, njofton policia.