Gjykata Themelore e Ferizajt ka vendosur ta lë vetëm në arrest shtëpiak punëtorin teknik të një shkolle në Ferizaj i cili dyshohet për sulm seksual ndaj një nxënëse 10-vjeçare.
Në një përgjigjje për “Kosova Live” në T7, Gjykata thotë se ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj 64-vjeçarit.
“Nga zyra e gjyqtares së çështjes jemi njoftuar se: Gjykata Themelore në Ferizaj më datë 13.03.2026 ka mbajtur seancën dëgjimore në çështjen penale kunder te pandehurit N.I., dhe me aktvendimin e datës 13.03.2026 ka Refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimti, për të cilën ndaj të njejtit është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, thuhet në përgjigje.
Ky rast, Policia pati thënë se ishte raportuar më 11 mars, ndërsa më pas i dyshuari u arrestua. Ai gjithashtu ishte intervistuar nga Policia.