Refuzohen mbi 5 mijë aplikime për subvencionimin e teksteve shkollore, në verifikim edhe 3186 - Gazeta Express
string(92) "refuzohen-mbi-5-mije-aplikime-per-subvencionimin-e-teksteve-shkollore-ne-verifikim-edhe-3186"

Lajme

Gazeta Express

02/10/2025 11:12

Refuzohen mbi 5 mijë aplikime për subvencionimin e teksteve shkollore, në verifikim edhe 3186

Lajme

Gazeta Express

02/10/2025 11:12

Ministria e Arsimit ka njoftuar se afati për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore përmes platformës e-Kosova përfundon më datën 3 tetor 2025, në orën 23:59.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton të gjithë prindërit/kujdestarët ligjorë se afati për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore dhe materialeve mësimore përmes platformës e-Kosova përfundon më datën 3 tetor 2025, në orën 23:59. Për të gjithë ata që ende nuk e kanë plotësuar aplikimin e tyre, ky është njoftimi i fundit për të përfituar nga mundësia e subvencionimit. Pas këtij afati, pra nga ora 00:00 e datës 4 tetor, aplikimet nuk do të pranohen më dhe platforma do të mbyllet.”

Që prej hapjes së platformës më 15 gusht janë pranuar 203,865 aplikime, janë trajtuar 200,679 aplikime, prej tyre janë aprovuar 195,343, janë refuzuar 5336 aplikime, ndërsa në proces të verifikimit mbesin edhe 3186 aplikime.

“Që nga hapja e platformës më 15 gusht 2025 janë pranuar 203,865 aplikime, janë trajtuar 200,679 aplikime, prej tyre janë aprovuar 195,343, janë refuzuar 5336 aplikime, ndërsa në proces të verifikimit mbesin edhe 3186 aplikime. Platforma do të mbetet e qasshme vetëm për koordinatorët komunalë dhe shkollorë, deri në përfundim të trajtimit të aplikimeve të mbetura. MAShTI inkurajon të gjithë prindërit dhe kujdestarët ligjorë që nuk kanë aplikuar ende, të përfundojnë aplikimin brenda afatit të përcaktuar, në mënyrë që fëmijët e tyre të përfitojnë nga subvencionimi i teksteve shkollore dhe materialeve mësimore.”