Reforma territoriale, Berisha: Të diskutojmë me deputetët e PD-së dhe partitë aleate - Gazeta Express
string(82) "reforma-territoriale-berisha-te-diskutojme-me-deputetet-e-pd-se-dhe-partite-aleate"

Shqiperi

Gazeta Express

05/10/2022 14:22

Reforma territoriale, Berisha: Të diskutojmë me deputetët e PD-së dhe partitë aleate

Shqiperi

Gazeta Express

05/10/2022 14:22

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat ka bërë propozimin që të gjitha grupet opozitare të dalin me një draft të përbashkët sa i takon propozimeve për Reformën Territoriale.

Berisha theksoi se ajo pjesë e PD-së që ai drejton nuk do të bëhet pjesë e “asnjë loje të qeverisë” apo pjesë e pazareve, teksa më tej shton se Rama nuk është serioz në çështjen e reformës.

Lexo Edhe:

Berisha: Në punën për reformën territoriale janë mbajtur parasysh ndryshimet e thella që ka pësuar vendi këto vite. Por janë marrë për bazë, dy projekte serioze të specialistëve shqiptarë dhe të huaj, të sponsorizuar nga qeveria e Zvicrës.

Sot dëgjoj që një grup deputetësh të po kësaj partie, në mënyrë të pavarur, kanë dorëzuar një draft me 94 bashki.

Unë mendoj se ky draft i dorëzuar dhe ky që është përgatitur dhe është më i thelluar në çdo aspekt, të ulemi bashkërisht dhe të arrihet në një draft të PD-së, që të përfaqësojë interesat më të mira të qytetarëve shqiptarë.

Pra, nuk ka asnjë gjë, edhe një deputet i vetëm mund të mbështesë ligj, projekt apo reformë, kështu që ulja me ta në komisione dhe jashtë komisioneve, dhe gjetja e një ujdie për një projekt që ta mbështesin të gjithë deputetët e opozitës, duhet të diskutohet edhe me partitë aleate në parlament, duhet të diskutohet me Partinë e Lirisë, duhet të diskutohet me të gjitha partitë opozitare.

Natyrisht, ne kurrë nuk bëhemi pjesë e një loje të qeverisë dhe as të pazareve me të. Ne e kemi publik projektin. Projekti shpreh interesat më të mira.

Nuk besoj se Edi Rama është serioz në çështjen e reformës. Nuk ndodh. Gënjen.

Pavarësisht nga kjo, ishte në detyrimin tonë që të paraqesim një projekt më të mirin.

/Gazeta Express