REFLUKSI ACIDIK (GASTROEZOFAGEAL) - Gazeta Express
string(33) "refluksi-acidik-gastroezofageal-2"

Shneta

Gazeta Express

29/01/2022 15:01

REFLUKSI ACIDIK (GASTROEZOFAGEAL)

Shneta

Gazeta Express

29/01/2022 15:01

Teknikisht, urthi (thartira ose djegësira e lukthit) është simptoma që ndjeni kur acidi del nga lukthi dhe vjen lart. Ndryshe quhet refluksi i ezofagut. Refluksi është një irritim i ezofagut që shkaktohet nga acidi i lukthit.

Kjo mund të shkaktojë një djegësirë të pakëndshme në pjesën e sipërme të abdomenit ose në pjesën e poshtme të eshtrave të gjoksit.

Me ndihmën e gravitetit, një valvul muskulor i quajtur sfinkteri i poshtëm ezofageal e mban acidin (thartirën) brenda në lukth.

Ky sfinkter gjendet në vendin ku ezofagu takohet me lukthin. Normalisht hapet për kalimin e ushqimit në lukth ose për të lejuar gromësimën; pastaj mbyllet përsëri.

Por, nëse sfinkteri hapet shumë shpesh ose nuk mbyllet mirë, acidi i lukthit mund të bëjë refluks (të shkojë lartë), ose të depërtojë në ezofag dhe të shkaktojë ndjenjën e djegies.

Djegësira e herëpashershme nuk është e rrezikshme, por urthi kronik ose sëmundja e refleksit gastroezofageal nganjëherë mund të çojë deri te probleme tjera serioze.

Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!#spitaliamerikan#perqafojejeten

https://www.facebook.com/SpitaliAmerikanKosove/ – Facebook

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en – Instagram

https://ks.spitaliamerikan.com/ – Web

/Artikull i sponsorizuar/