Reflektim mbi gjendjen psiko-sociale në karantinë - Gazeta Express
string(49) "reflektim-mbi-gjendjen-psiko-sociale-ne-karantine"

Reflektim mbi gjendjen psiko-sociale në karantinë

Gazeta Express

13/04/2020 17:11

Qëndrimi në shtëpi ka anën e saj pozitive dhe negative. Ana negative e izolimit, është vetë arsyeja, e ajo është pandemia globale, si rrjedhoj numri i madh i të infektuarve në botë dhe tek ne, që në vetëvete paraqet tregues që edhe ne mund të infektohemi me virusin covid-19, në rast se nuk qëndrojmë në vend të sigurtë, respektivisht të izolohemi në shtëpi. 

Shkruan: Dhurata Prokshi

Lexo Edhe:

S’do mend dhe është e natyrshme që izolimi shkakton nervoz dhe se ndjehemi se gjendemi në pushim shtëpiak të detyruar, me këtë për faktin se të gjitha aktivitetet  tona jashtë shtëpisë papritur janë ndalur. Megjithatë, të mos harrojmë se pikërisht shtëpia jonë është vendi më i sigurtë për ne, është vendi ku duhet të jemi, mu për këtë kur qëndrimin në shtëpi e shohim nga kjo perspektivë e sigurisë ana pozitive e këtij veprimi është e qartë ndërsa shpërblimi e tejkalon interesin individual.  

Përshtatja në këtë situatë po rezulton të mos jetë e lehtë as ndër më të thjeshtat, një gjë të tillë po e dëshmojnë edhe rastet e reja të infektuara me virus dhe vendosja në karantin e shumë qyteteteve në Kosovë. Prandaj, mbetet opcioni më i menqur, zgjidhja e duhur që secili nga ne me qëndrim në shtëpi të përkrahim betejën e numrit të madh të punëtorëve shëndetësor kundër këtij virusi dhe të shpresojmë që e tëra kjo do të përfundoj shumë shpejtë dhe që secili nga ne t’i kthehet planeve dhe rutinës ditore. 

Derisa qëndrojmë në shtëpi, është e rëndësishme të gjejmë aktivitete që kemi interesim për to dhe na përmbushin, në këtë mënyrë të largojmë vëmendjen dhe mendimet nga problemi i pandemisë. Prandaj të  përkujdesemi përveç higjienës dhe shëndetit fizik e të ambientit edhe në gjendjen tonë psiqike-emocionale, duke zhvilluar aktivitete siç janë: leximi, meditimi, ushtrimet, përgatitja e ushqimeve më të veçanta, aktivitete dhe pasione për të cilat çdo herë kem menduar të fillojmë t’i bëjmë pjesë të rutinës por nuk kemi arritur të gjejmë kohë dhe të organizohemi.

Poashtu, përmes platformave të ndryshme në internet që janë të qasëshme trajnime dhe kurse të ndryshme pa pagesë të cilat mund të ndjeken, në këtë mënyrë mund të mësojmë diçka të re apo të jemi në rrjedhë të zhvillimeve të cilat ndodhin në profesionin tonë apo fushat e tjera të ineteresit.

Ndikimi i qëndrimit në shtëpi ka reflektuar dukshëm edhe tek familja, ku kalohet kohë më gjatë, nga sa jemi mësuar zakonisht si rrjedhojë e jetës dinamike që zhvillohej jashtë shtëpisë. Afria fizike shoqërore është më e sigurta në familje, gjersa bashkëveprimin me miq, kolegë, mbase në mënyrë më cilësore jemi duke e zhvilluar falë rrjeteve sociale, ku ipet mundësia e përkrahjes dhe solidaritetit të ndërsjellët.  

Periudha e qëndrimit apo izolimit në shtëpi do të mbaroj. Kur, pas dy javëve, tri javëve, një muaji? Varet prej secilit nga ne. Por pas përfundimit të periudhës kritike, shoqëria do të has në probleme të reja të cilat do të duhet të jemi të gatshëm duke qenë mirë të organizuar, solidar dhe këmbëngulës në njohjen dhe zgjidhjen e problemeve.