“Refleksione mbi muzikën”, botim i ri i ‘Dukagjini’ - Gazeta Express
string(46) "refleksione-mbi-muziken-botim-i-ri-i-dukagjini"

Arte

Gazeta Express

13/03/2025 17:04

“Refleksione mbi muzikën”, botim i ri i ‘Dukagjini’

Arte

Gazeta Express

13/03/2025 17:04

Kompozitori dhe dirigjenti Rafet Rudi sjell librin “Refleksione mbi muzikën”, botimi më i ri nga shtëpia botuese ‘Dukagjini’.

“Refleksione mbi muzikën” – ofron një pasqyrë të gjerë të jetës muzikore dhe kulturore, duke trajtuar lidhjen mes muzikës tradicionale dhe asaj moderne, ndikimin e politikës dhe të kulturës në muzikë, si dhe rolin e festivaleve dhe të artit muzikor në shoqëri. Ai shqyrton gjithashtu pluralizmin, modernitetin dhe traditën në muzikë, ndikimin e muzikës etj. Libri portretizon figura të rëndësishme të muzikës dhe të kulturës, si dhe analizon kompozitorë të njohur.

Rafet Rudi është kompozitor, dirigjent dhe mendimtar në fushën e publicistikës dhe të filozofisë së muzikës. Si anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencës dhe të Arteve, Rudi përbën personalitetin më të spikatur dhe më aktiv në 2-3 dekadat e fundit në botën muzikore të Kosovës. Ka shkruar veprat: kantatën “Flijimi” (1983), “Fantasia in Si” (1985) për violinë e piano, Koncerti për kitarë e orkestër (1986) etj. Rudi ka punuar profesor në Akademinë e Muzikës në Prishtinë, përderisa, si shef-dirigjent i Korit të Filharmonisë së Kosovës, ka realizuar një sërë koncertesh në Maqedoni, Kroaci, Shqipëri, Itali, Angli etj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement