Rritja e çmimeve të referencës për pronat, në disa zona deri mbi 200%, do të sjellë rritje të detyrimeve për taksën e ndërtesës dhe atë të infrastrukturës, veçanërisht në zonat bregdetare.
Aktualisht, taksa e ndërtesës llogaritet si 0.05% e vlerës së apartamentit, por me vlerat e reja të referencës, detyrimi do të jetë më i lartë. Ndërkohë, edhe taksa e infrastrukturës do të rritet, pasi llogaritja bazohet në çmimin e referencës dhe volumin e ndërtimit.Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, vetëm në gjysmën e parë të vitit 2025 janë mbledhur 4.7 miliardë lekë nga kjo taksë, shifra më e lartë e dekadës. Qeveria parashikon që në vitin 2025 të mbledhë rreth 20 milionë euro shtesë nga taksa e pasurisë.Zbatimi i çmimeve të reja të referencës nis më 1 janar 2026, ndërsa në Kuvend është depozituar një projektligj që propozon ulje të përqindjes së taksës për banesat e para dhe ndryshime për shtëpitë e dyta apo të treta.
Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, hapi vendndodhjen e saj të sapo ndërtuar në...