Reçica: PDK ka qeverisur 12 vite, por me kryeministër 7 vite - Gazeta Express
string(58) "recica-pdk-ka-qeverisur-12-vite-por-me-kryeminister-7-vite"

Reçica: PDK ka qeverisur 12 vite, por me kryeministër 7 vite

Gazeta Express

06/07/2022 21:40

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica ka thënë se PDK mban përgjegjësi për qeverisjen e viteve të kaluara.

Mirëpo, ka thënë ai, përgjegjësinë e merr për vitet e qeverisjes sa ka pasur kryeministrin nga partia e saj.

Lexo Edhe:

Nga 12 vjet qeverisje, ai tha se PDK ka pasur kryeministër në qeveri për 7 vite.

“PDK ka qeverisur 12 vite, por me kryeministër 7 vite. Përgjegjës kryesor i gabimeve, suksese dhe dështimeve është kryeministri. Ne e marrim përgjegjësinë që na takon”, ka deklaruar Reçica në Pressing.

Ai ka thënë se nuk mund të thuhet që për 20 vjet gjithçka është bërë keq në këtë vend. /GazetaExpress