Reçica: Nuk është më mërgata e baushtellës, në Zvicër më thanë se pa shqiptarë nuk mund të funksionohet - Gazeta Express
string(101) "recica-nuk-eshte-me-mergata-e-baushtelles-ne-zvicer-me-thane-se-pa-shqiptare-nuk-mund-te-funksionohet"

Lajme

Gazeta Express

06/07/2022 21:23

Reçica: Nuk është më mërgata e baushtellës, në Zvicër më thanë se pa shqiptarë nuk mund të funksionohet

Lajme

Gazeta Express

06/07/2022 21:23

Anëtari i PDK-së, Elmi Reçica, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se roli i shqiptarëve nëpër shtetet e jashtme është shumë i madh.

Ai tregon një bisedë që ka pasur me dy deputete në parlamentin e Zvicrës, ku i kanë thënë se pa shqiptarët Zvicra nuk mund të funksionojë.

Lexo Edhe:

“Njerëzit tanë nuk janë më të baushtellës. Unë kam qenë në pozitë në parlamentin konfederal zviceran, dy zonja të nderuara deputete, edhe shefja e grupit parlamentar më të madhe dhe tjetra senator, më kanë deklaruar troq se ky shtet nuk mund të funksionojë pa shqiptare. Pasi që shqiptarët janë në të gjitha institucionet dhe vendet ku merren vendimet dhe krijohen mundësi për shteti zviceran”, tha ai.

“Përmes mërgimtarëve tanë, që janë ambasadorët tonë më të fuqishëm, të kemi një qasje më direkte dhe pro-shqiptare në këto shtete”, shtoi ai. /Gazeta Express/