Receta për gjoksin më të lëngshëm të pulës me spinaq dhe djathë, gati për 15 minuta - Gazeta Express
string(82) "receta-per-gjoksin-me-te-lengshem-te-pules-me-spinaq-dhe-djathe-gati-per-15-minuta"

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

17/04/2024 21:09

Receta për gjoksin më të lëngshëm të pulës me spinaq dhe djathë, gati për 15 minuta

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

17/04/2024 21:09

Pavarësisht nëse vjen i pjekur, në një tortilla, në një salcë të shijshme makaronash ose me pure patatesh ose oriz – gjoksi i pulës është një drekë me të cilën nuk mund të gaboni

Në vazhdim mund të shihni recetën për t. n. Pulë “hasselback” , e njohur për lëngshmërinë e saj të jashtëzakonshme. Përgatitja e kësaj delikatesë nuk do t’ju zgjasë më shumë se 15 minuta, furra bën pjesën më të madhe të punës dhe ju mbetet vetëm të shijoni shijen fantastike.

Lexo Edhe:

Për shkak të shtesave aromatike si spinaqi dhe llojet e djathrave, roletë e pulës të përgatitura kështu do të jenë krejtësisht të ndryshme nga ato që keni provuar më parë…

Përbërësit:

– dy gjysma gjoks pule

– 50 gram spinaq i freskët

– 50 gram djathë ricotta

– 100 gram gouda të grira

– kripë, piper, hudhër pluhur

– vaj ulliri

Përgatitja:

1. Në pak vaj ulliri kaurdisim spinaqin e grirë hollë. Pas tre minutash, shtoni djathin ricotta dhe erëzat. Lëreni përzierjen të ftohet pak.

2. Prisni dhëmbëzat rreth një centimetër nga njëra-tjetra në të gjithë gjysmën e gjoksit të pulës, duke pasur kujdes që të mos e prisni deri në fund mishin. Për ta bërë më të lehtë prerjen e pulës, mund ta vendosni midis dy dorezave prej druri dhe ta prisni derisa thika të prekë dorezën, duke e lënë pjesën e poshtme të pulës të paprekur.

3. Vendoseni pulën e prerë në feta në një tepsi të veshur me letër furre dhe shtoni përzierjen e rikotës dhe spinaqit në secilën dhëmbëzim të mishit.

4. E lyejmë me vaj ulliri, e mbulojmë bujarisht me djathë të grirë dhe e pjekim për rreth 30 minuta në furrë të nxehur në 180 gradë.