Pesha e tepërt është përherë problem, e cila në jo pak raste mund të kthehet në shqetësuese.
Ka shumë kura natyrale për t’u dobësuar.
Një ndër to është edhe ajo me bazë hudhre, rezultatet e së cilës do të vihen re në kohë të shkurtër.
Përgatitja e Kurës me Hudhra
Përbërësit
12 thelpinj të mëdhenj hudhre
Dy kokrra limoni
1 ½ l ujë
Si ta përgatisni
Qëroni thelpinjtë e hudhrës me kujdes.
Pastroni limonët me ujë të rrjedhshëm dhe pritini në copëza të vogla me gjithë lëkurë.
Vendosni ujin në një tenxhere.
Shtoni hudhrat e shtypura bashkë me copat e limonit dhe vendosini në zjarr të ziejnë për 15 minuta.
Më pas, kullojeni lëngun dhe pijeni.
Si ta konsumoni këtë kurë
Lëngun e përftuar mund ta ndani në tre doza për çdo ditë.
Rekomandohet që të pini nga një filxhan çaji me këtë lëng para secilit nga tre vaktet e ngrënies.
Kura përdoret për tre ditë rresht.