Nga 1 gushti ka hyrë në fuqi formati i ri i recetës mjekësore, i cili tashmë po aplikohet në të gjithë vendin nga mjekët dhe farmacistët. Me këtë ndryshim, mjekët janë të detyruar të shkruajnë jo vetëm markën, por edhe emrin gjenerik të medikamentit, duke reduktuar mundësinë për abuzime dhe ndikime nga kompanitë farmaceutike.
Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë hap si një garanci më të madhe për pacientët, që siguron trajtim më të saktë dhe ndjekje të lehtësuar, veçanërisht për të sëmurët kronikë. Këta të fundit do të përfitojnë receta të vlefshme deri në 6 muaj, duke shmangur vizitat e shpeshta te mjeku.Farmacistët shprehen pozitivisht për formatin e ri, i cili përcakton qartë emrin, dozën dhe përbërësin aktiv të ilaçit, duke eliminuar mundësinë e gabimeve.
Urime për fituesit e tretë – Fitore Ismajli dhe Qemal Gjana! GO+ po vazhdon të shpërblejë më të guximshmit!...